Xhaka: Wengeri më premtoi parajsën tek Arsenali

8 Qershor 2016 - 14:37      

Granit Xhaka ka zbuluar se Arsene Wengeri e bindi atë që të transferohej tek Arsenali, duke i premtuar “parajsën” në Emirates Stadium.

Mesfushori shqiptar u transferua te ekipi londinez nga Borussia Monchengladbahu dhe në transferimin e tij rol të madh luajti Wengeri.

“Ishte çmenduri që të flisja me Wengerin. Ai për mua është një legjendë, gjithmonë ka qenë i tillë për mua”, ka thënë Xhaka për Sport Bild. “Pastaj krejt papritur ai më telefonoi dhe më tha se dëshiron të më transferoj’.

“Ai më tha eja në Arsenal nëse dëshiron të kënaqesh me futbollin dhe më tha se Arsenali është si një parajsë”, ka thënë veç të tjerash Xhaka.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...