Në Madrid ose tejkalohet ose thellohet kriza e Barçës

13 Prill 2016 - 10:06      

Barcelona mund ta korrigjojë formën e dobët në La Liga, duke e siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kur do ta vizitojë Atletico Madridin, të mërkurën mbrëma (sot, 20:45) në “Vicente Calderon”.

Barça që edicionin e shkuar fitoi “tripletën”, aktualisht është në formën më të dobët në kampionat prej se drejtohet nga trajneri Luis Enrique që u emërua në gusht të vitit 2014. Barcelona i ka humbur dy ndeshjet e fundit nga Real Madridi e Real Sociedadi si dhe ka barazuar me Villarrealin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto rezultate kanë bërë që distanca me Atletico Madridin që mban pozitën e dytë të shkrihet në vetëm tri pikë në La Liga. Gjithsesi Barcelona mbetet në rrugë për t'u bërë skuadra e parë spanjolle që ka fituar tripletën dy herë rresht, meqë muajin tjetër do të luajë edhe në finale të Kupës së Spanjës kundër Sevillas.

Barcelona në “Vicente Calderon” do të udhëtojë me epërsinë 2:1 që e sigurojë javën e shkuar në ndeshjen e parë çerekfinale të “Championsit”, falë dy golave të Luis Suarezit në pjesëlojën e dytë. Fernando Torres kishte kaluar herët Atleticon në epërsi, por në minutën e 35-të e la ekipin me 10 lojtarë, pasi u “skuq” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...