Jazz-kitaristi kosovar bën ëndrrën realitet në ShBA

29 Mars 2015 - 16:02      

Kitara gjithmonë ishte diku në shtëpi. Kjo, sepse vëllezërit e tij e kishin hobi muzikën. Ishte veç 12 vjeç kur nisi të eksploronte një botë të cilës s’ia sheh fundin as sot. Skena e muzikës jazz në Kosovë nuk i ka mjaftuar. Ka kapërcyer oqeanin në kërkim të sfidave. Në kërkim të ëndrrës amerikane që kishte jetuar gjithmonë brenda tij.

Sot Taulant Mehmeti (23) është student i njërës prej shkollave më me nam të muzikës jazz në gjithë botën. New Yorku është shtëpia e tij e dytë. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ai rrëfen sesi po jetëson ëndrrën amerikane duke ndarë skenën me njerëz që sa ishte në Kosovë do t’i admironte nëpërmjet kanalit “YouTube”.

Javën që shkoi Mehmeti përjetoi një prej eksperiencave më të mira muzikore në gjithë jetën e tij. Përkrah me mjeshtrin amerikan të kitarës, Vic Juris, ai performoi në “Blue Note” që tashmë e ka vulosur epitetin e një prej jazz-klubeve më me nam në gjithë botën.

Prej autodidakti, në shkollën e famshme amerikane

“Kam filluar të merresha me muzikë në moshën 12-vjeçare. Gjithmonë e kam pasur një kitarë në shtëpi pasi që vëllezërit e mi janë marrë me muzikë vetëm si hobi”, nis rrëfimin Mehmeti, tek shton se njëri prej vëllezërve më vonë do ta dërgonte për mësime private te kitaristi i njohur Nexhat Macula. Me veteranin do të njihej me muzikën nëpërmjet studimeve që zgjatën gati tre vjet.
Muzika jazz do ta intrigonte qysh herët... (më gjerësisht lexoni sot në e “Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...