Maqedonia ua ndalon hyrjen e këngëtarëve nga Kosova

10 Korrik 2014 - 13:30      

MPB-ja, siç mëson ALSAT M, ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në Maqedoni të këngëtarëve nga Kosova, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në protestat e së premtes në Shkup kundër rastit ‘Monstra’.

Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm, por burime të TV ALSAT M, thonë se një vendim i këtillë është marrë pas pjesëmarrjes në protesta një javë më parë të këngëtarit kosovar Labi në Shkup, por edhe pjesëmarrjes së disa këngëtarëve nga Maqedonia dhe Kosova në protestat e dy ditëve më parë në Prishtinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...