21 Maj 2014 - 16:06
Në kuadrin e kësaj dite, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, organizuan sot në ambientet e MHK aktivitetin kushtuar komuniteteve dhe minoriteteve të ndryshme që jetojnë e punojnë në vendin tonë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, duke falënderuar të pranishmit për vëmendjen e treguar, u shpreh se “Nuk është i rastësishëm titulli I takimit të sotëm i quajtur “Trego Kulturën Tënde”, sepse secili nga ne është produkt i një shumësie identitetesh dhe ajo që bën secilin nga ne interesant apo të veçantë si individ është pikërisht fakti se secili nga personalitetet tona vjen si bashkim I origjinave të ndryshme, I burimeve të ndryshme si kulturore, shpirtërore, emocionale, intelektuale, pra gjithë jeta jonë është bashkimi i kësaj buqete, që e kemi trashëguar, gjetur, e ndërtuar”. Kumbaro theksoi se ”Qëllimi i parë këtyre aktiviteteve është që të ndërgjegjësojë gjithsecilin prej nesh por dhe gjithë shoqërinë” . “Merita i takon bashkësisë, gjithë identiteteve, e kulturave të ndryshme, minoriteteve, gjuhëve, te cilët kanë bashkëjetuar e bashkëjetojnë edhe në problematikat e ndryshme që ka hasur vendi ynë gjatë kohëve, dhe kjo temë është simboli i kësaj buqete”
Ministrja theksoi se ky aktivitet nuk realizohet vetëm formalisht, apo se ka lidhje me konventat të cilat shteti shqiptar është integruar prej kohësh, por se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të ruash diversitetin, ose larminë kulturore e të gjithë komuniteteve në vendin tone, është në radhë të par shenjë emancipimi dhe si individ apo institucion I Ministrisë së Kulturës, kemi detyrën që ta mbështesim dhe promovojmë vlerën dhe rëndësinë që ai ka.
Aktiviteti vijoji me transmetimin e video mesazheve të përgatitura nga Shoqatat e Komunitetet pjesëmarrëse si: “Drejtoria Rajonale e Kulturës Gjirokastër”, “ Shoqata Kulturore Artistike Dropulli”, Shoqata Arumunët e Shqipërisë”, Shoqata Ballkaniko-Egjiptianët e Shqipërisë’, Qendra Kulturore Maqedonase SONCE”, “Shoqata e Bullgarëve në Shqipëri”, “Shoqata Srbo-Malazeze Moraça-Rozafa”, “Komuniteti I Hebrenjve të Shqipërisë” dhe “Shoqata Arumunët / Vllehtë e Shqipërisë, ku të cilët nëpërmjet inserteve, ata shprehën zakonet, ritualet, traditat, kulturat e ndryshme, profesionet, e deri tek vlerat artistike që ata përfaqësonin.
Takimi u mbyll me një minikoncert të organizuar nga përfaqësues të komunitetit rom, të cilët performuan në ambientet e Muzeut disa nga pjesët më të njohura, që përfaqësojnë e dhe vlerat e muzikës së tyre.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...