Vetëm një nxënës i lënduar mbetet në QKUK, 17 të tjerë do të lirohen

14 Shtator 2015 - 09:24      

(E plotësuar – 12:00) Pas aksidentit të sotëm në Dritan të Drenasit, kur lëndime morën afër 18 nxënës që po shkonin në shkollë e që për mjekim u dërguan në QKUK, drejtori i Emergjencës Basri Lenjani, thotë se vetëm njëri prej nxënësve, 15 vjeçar, ka lëndime më të rënda, ndërsa 17 të tjerët do të lirohen në shtëpi pas ekzaminimeve.

© KOHA


Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen 20 nxënës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, rreth orës 7 e 30 minuta, në fshatin Dritan, ish Dobroshec, të Drenasit.

Pas përplasjes së një kamioni dhe një minibusi, që po transportonte nxënës, kanë mbetur të lënduar 20 sish, nga të cilët 15 u dërguan në trajtim në QKUK, i tha Koha.net Xhavit Drenori, asamblist i Komunës së Drenasit.

Bëhet e ditur se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë dhe se fëmijët nuk e kanë jetën në rrezik.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.

“Në rrugën e ‘Ferronikelit’ në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibusi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”, ka thënë Flora Ahmeti.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...