Alban Ukaj: Dashuria ndërmjet shqiptarëve dhe serbeve është realitet

8 Prill 2015 - 09:35      

Artisti Alban Ukaj që jeton e punon në Sarajevë, ka tërhequr vëmendjen me rolin e Romeos në versionin e ri të dramës „Romeo e Xhylieta“ në regjinë e Predrag Mik Manojloviq, e cila është shfaqur të dielën në skenën e Teatrit Popullor të Beogradit.

Pas premierës, artisti i lindur në Prishtinë, për gazetën “Kurir” të Beogradit ka zbuluar se si do të pritet shfaqja në Prishtinë dhe nëse është e mundshme dashuria ndërmjet shqiptarëve dhe serbeve.

“Nuk më intereson se çfarë do të thotë kritika e reagimi i publikut është i pritshëm pasi kjo është java e katërt që po e bëj shfaqjen në Beograd. Mezi po pres që kolegët nga Serbia të vijnë në qytetin tim të lindjes dhe kështu ta këpusim zinxhirin që po e tërheqim tash e me vite”, thotë Ukaj, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: “Romeo e Xhulieta” mirëpritet në Beograd

Kjo shfaqje a mund të ndryshojë ndonjë gjë radikale në marrëdhëniet e Beogradit e Prishtinës?

*Nëse do ta ndryshonte vetëm një njeri, ku do të ishte triumf i madh yni.

Çfarë është Romeo yt?

*Është pak më i pjekur nga ai që jemi mësuar ta lexojmë e ta shohim. Romeo jam unë. Ai beson se dashuria është e mundshme pa marrë para sysh pengesat.

Lexoni edhe: “Romeo dhe Xhulieta” ndihmon shërimin e plagëve të luftës së Kosovës

A ke shembull të kësaj dashurie në rrethin tënd?

*E kemi Uliks Fehmiun sikur dhe babanë e tij Bekimin. Njoh njerëz të cilët çdo ditë udhëtojë në relacionin Beograd-Prishtinë sepse duhen. Jo vetëm për seks, por kam edhe disa miq të cilët shihen për t’u shoqëruar.

Shfaqja e „Romeo dhe Xhuieta” nuk do të jetë e para nga Beogradi në Prishtinë. Tashmë keni luajtur edhe në dramën “Të vuajturit”.

*Më kujtohen mirë ato dy net në Prishtinë. Gjithmonë kemi paragjykime e nuk ka arsye për diçka të tillë. Edhe kjo shfaqje është një temë e ngjashme sepse flet për problemet e popullatës gay. Është pritur shkëlqyeshëm.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...