“The Cobra” Gjergjaj prezanton të fejuarën e tij, Marta

8 Korrik 2014 - 13:21      

Kampioni shqiptar i boksit profesionist në Zvicër, Arnold “The Cobra” Gjergjaj ka prezantuar të fejuarën e tij, Martan.

Ai në rrjetin social facebook ka publikuar një fotografi me të dhe ka shkruar: “We are in love!! Arnold & Marta!!”
Arnoldi dhe Marta, siç merr vesh Plus.net, janë fejuar para disa muajve dhe se ata do të martohen këtë verë, në fund të Korrikut. Dasma e boksierit Gjergjaj do të mbahet në vendlindjen e tij në Gjakovë.

Gjergjaj më parë shumë pak ka folur dhe bërë publike jetën e tij personale, megjithatë ai kurrë nuk ka harruar të tregoj se është Shqiptar dhe se ndihet krenar për popullin dhe vendin e tij.
“The Cobra” deri më tani ka 25 fitore (19 me nokaut), dhe nuk njeh asnjë humbje, ndërsa tani përpara ka sfida tjera më të mëdha.

©KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...