Foto: Koha

Më 2017 nisin punimet në hekurudhën që do ta përshkojë Kosovën [video]

22 Shkurt 2016 - 19:46      

Pas 40 vjetësh, dora e investimeve pritet të hyjë në hekurudha.

Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim pjesën dërmuese të parave i kanë dhënë me kredi të buta dhe një pjesë tjetër në formë të granteve, raporton KTV.

Nëpërmjet fondeve të ndara, Kosova do të rregullojë gati nga fillimi të gjithë trasenë hekurudhore nga Hani i Elezit deri në Leshak.

Kjo pjesë është e ndarë për t’u rregulluar në tri lote.

I pari nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, pritet të nisë së rregulluari nga tremujori i parë i vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i ndërmarrjes publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçi, ka shpjeguar një varg punësh që do të kryhen në infrastrukturën hekurudhore.

Pjesa e tretë e investimit përfshin pjesën nga Mitrovica e Jugut deri në kufi me Serbinë në Leshak.

Thaçi ka thënë se garantues të kësaj marrëveshjeje, përpos tri institucioneve financiare, janë edhe organizatorët e konferencës së Ballkanit Perëndimor, për të detyruar Serbinë që të heqë dorë nga kontrollimi i hekurudhave në veri.

Përpos kësaj pjese, Kosova po planifikon që të marrë kredi për rregullim të hekurudhës për në Podujevë dhe dy të reja në Gjilan dhe Gjakovë, si dhe atë për Shqipërinë dhe Malin e Zi, por se këto varen nëse dy shtetet pajtohen për të bërë financimin nga ana e tyre.

Gjithashtu plan ka edhe për ndërtimin e hekurudhës që e lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, transmeton Koha.net.

Kohavisioni ka kërkuar nga zyra e BERZH-it informata rreth këtij projekti dhe projekteve tjera që do t’i mbështesë, por nuk ka marrë përgjigje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...