Ymeri: Mustafës statusat në Facebook ia shkruan SHIK-u

14 Shkurt 2016 - 22:29      

Visar Ymeri i Vetëvendosjes thotë si duket Isa Mustafa e çeli llogarinë e tij në Facebook vetëm për të vjellë vrer ndaj opozitës.

“Kryeministrit impotent ndaj Serbisë dhe diktator ndaj popullit të vet nuk i mjafton përdorimi i dhunës ekstreme policore kundër protestuesve dhe opozitës, që kulmoi në një skandal të paprecedent, siç ishte thyerja e zyrës së subjektit më të madh opozitar, me njësite speciale të armatosura rëndë. Ai që i dërgoi policët e armatosur të shtypnin një subjekt që kurrë nuk ka prekur armë gjatë aktivitetit të vet politik, është njeriu më i interesuar për thellimin e konfliktit në vend. Këtë e tregojnë edhe fjalët e tij”, ka shkruar Ymeri, përcjell Koha.net.

Sipas Ymerit, Isa Mustafa, që siç ka thënë ai, i cili bashkë me partinë e vet ka qejf të vetëquhet institucionalist dhe opozitën ta quajë anarkiste, në fakt është shkelësi më i madh i ligjit në Kosovë.
“Ai ka nënshkruar me vetëdije të plotë një marrëveshje që bie në kundërshtim me Kushtetutën, jo një herë por 23 herë. Kudo në botën demokratike një gjest i tillë do të dënohej me burg. Ndërsa Isa Mustafa sillet si autokrat, dhe nuk jep as dorëheqjen. Çfarë institucionalisti mund të jetë ai që shkel kushtetutën e tij dhe nuk i bëhet vonë për këtë gjë?”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se Isa Mustafa ka qejf të flasë dhe për antikorrupsion e për drejtësi.
“A ju kujtohet se si akuzonte dikur SHIK-un për kapje shteti e për vrasje politike. E sot SHIK-u i shkruan fjalimet e Mustafës, madje ia shkruan edhe statuset në facebook”, ka thënë ai.

E kur Isa Mustafa thotë se ne nuk e respektojmë policinë, ai nuk guxon t’i përmendë se si i kanë pushuar këto ditë nga puna policët vetëm pse kanë gjobitur një ministër, ka thënë Ymeri.
“As nuk guxon të përmendë policët e burgosur pse kanë arrestuar kriminelë serbë. As nuk guxon të përmendë se si familjarët e shokëve të Isës i rrahin policët me shpulla e nuk i gjen asgjë. Ky është respekti i Isës dhe shokëve të tij qeveritarë për policinë e Kosovës?!”.

Ymeri ka thënë “ne do të bëhemi vend me demokraci e drejtësi, me sovranitet e zhvillim”.
“Isa, Hashimi e Kadriu e duan këtë vend të jetë autoritar, ku qeveritarët preferojnë të shkatërrojnë gjithçka por pushtetin nuk e lëshojnë kurrë”, ka thënë në fund ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...