Shqiptarët deshën t’i bëhet tjetër lloj pritje sekretarit Kerry

14 Shkurt 2016 - 17:26      

Tirana u blindua për tetë orë nga masat e larta të sigurisë.

Kjo, për shkak të vizitës të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry. 1550 efektivë policie dhe agjentë amerikanë ushtruan kontrollet e territorit dhe garantuan mbarëvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë.

Vërejtja e qytetarëve, në Tiranë, ishte se nuk u bë një pritje shumë popullore, por protokollare.

Qytetarët kanë ndjekur nga afër takimet e sekretarit amerikan, derisa masat e sigurisë ishin të larta, përfshirë edhe mbylljen e biznese në Rrugën e Durrësit, raporton OraNews.

Vizita e Sekretarit Amerikan ka ngjallur interes tek qytetarët, që pavarësisht motit me shi qëndruan pranë përballë Kryeministrisë.

Qytetarët kanë thënë se ishin të interesuar për ta parë atë, por nuk presin ndonjë ndryshim edhe pas vizitës së sekretarit në Tiranë.

Por, sipas qytetarëve, vet ardhja e Kerry-t është një mesazh për Tiranën.

Në orën 07:00 të mëngjesit, efektivët nisin bllokimin e akseve kryesore si rruga “Dritan Hoxha”, Rruga e Durrësit dhe bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. E trafiku u devijua në akse të tjera dytësore të Tiranës.

Snajperistët u vendosën në ndërtesat më të larta, po ashtu dhe në godinën e Kryeministrisë, ndërsa një helikopter i FA-së, patrulloi nga ajri.

Për arsye sigurie, policia e Tiranës urdhëroi mbylljen e biznesve në Rrugën e Durrësit.

Trafiku u normalizua pasi zyrtari i lartë amerikan la kryeqytetin shqiptar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...