Foto: Koha

Ahmeti: Vizita e Kerryt në Tiranë, e rëndësishme për tërë shqiptarët

14 Shkurt 2016 - 14:04      

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka komentuar vizitën e sekretarit të Shtetit Amerikan, John Kerry, në Tiranë.

Ai ka thënë se vizita e Kerryt në Tiranë ka një rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë rajonin.

“Periudha vendimtare e përcaktimit politik dhe strategjik të vendeve të rajonit tonë për integrim EuroAtlantik ka nevojë për mbështetjen Amerikane dhe rikthimin e fuqishëm të vëmendjes së Washington-it në drejtim të Ballkanit Perendimor”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Kjo vizitë është e rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët në rajon të cilët çmojnë lartë rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e pavarësisë së Kosovës, Marrëveshjes së Ohrit si dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, potencon kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...