Përgatitjet e fundit për blindimin 8 orësh të Tiranës

13 Shkurt 2016 - 17:44      

Tirana po u jep ‘dorën e fundit’ përgatitjeve për pritjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Rrugët e kryeqytetit, duke nisur nga Aeroporti i Rinasit, janë veshur me flamujt e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë të ditur edhe planin e masave për mbarëvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan.

Nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 15 të drekës, do të këtë kufizime të segmenteve që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

“Të bllokuar do të jenë dhe aksi rrugor sheshi Skënderbej- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” dhe rrugët lidhëse me to. Gjitahshtu dhe rruga “Teodor Keko”, e njohur si Unaza e Re- Fabrika e Miellit- Bulevardi “Bajram Curri”- nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit. Aks tjetër i bllokuar është ai i bulevardit “Zogu i Parë” nga ministria e Drejtësisë deri tek sheshi “Skënderbej”. Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i Kamzës deri tek shinat e Trenit”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Tch.

Më shumë se 1500 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Kerry, përfshirë edhe Gardën e Republikës dhe shërbimet inteligjente. Po ashtu për patrullimin nga ajri, në dispozicion do të jetë edhe një helikopter i ushtrisë, ashtu si në vizitat e zyrtarëve të lartë të kohëve të fundit, si kancelarja Merkel apo kryeministri serb Vuçiq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...