Mustafa: 17 shkurtin nuk e zbehin as vendimet arbitrare të opozitës

13 Shkurt 2016 - 09:11      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nëpërmes llogarisë, të rihapur, në Facebook ka ftuar qytetarët që të shijojnë festën, që ai e quan, më domethënëse të historisë së Kosovës, të cilën, sipas tij, nuk mund ta zbehin as vendimet arbitrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën.

“Askush, as vendimet arbitrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin”, ka shkruar kryeministri Mustafa, transmeton Koha.net.

Ai më tej u ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë tendencat eventuale për të përvetësuar sheshe e festa, për interesa të ngushta politike.

“Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”, ka shkruar më tej Mustafa.

Mustafa në fillim të këtij mesazhi ka thënë se për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, “ne u gëzohemi arritjeve dhe atdheut tonë”, duke shprehur mirënjohje për kontributin kosovareve dhe kosovarëve, që luftuan dhe ranë dëshmorë e martirë.

Isa Mustafa thotë se Kosova nuk është ashtu siç është ëndërruar, por do të kthehet në atë rrugë.

“Jam i bindur se Kosova, sot nuk është bërë ende vendi që kemi ëndërruar ta kemi. Por, këto ditë ne duhet të mbledhim energjitë tona pozitive, për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit”, potencon kryeministri vendit, duke shtuar se e tërë Kosova është e qytetarëve të Kosovës dhe e miqve të tyre të shumtë.

Ai në fund thotë se do ta kalojnë çdo sfidë, me durim dhe pjekuri.

“Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën”, përfundoi kryeministri Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...