Publikohet agjenda e sekretarit John Kerry në Tiranë

12 Shkurt 2016 - 14:44      

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të mbërrijë në Tiranë të dielën e 14 shkurtit 2016, në orën 09:00.

Ai do të zbres në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku do të pritet nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, me të cilin do të zhvillojë edhe takimin në ambientet e aeroportit.

Po në ambientet e aeroportit John Kerry do të takohet me homologun shqiptar Ditmir Bushati ku do të kenë mundësi edhe për fotot zyrtare të takimit.

Më pas Kerry dhe delegacioni amerikan do të shkojnë në Kryeministri fillimisht për një takim dy palësh mes Kryeministrit Rama dhe John Kerry.

Më pas do të ketë një takim më të zgjeruar mes dy delegacioneve po në godinën qeveritare.

Kerry dhe Rama do të kenë një deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD, raporton Oranews.

Takimi përmbyllës i vizitës treorësh e të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...