Mustafa thotë se koalicioni PDK-LDK është alternativa më e mirë e suksesit

9 Shkurt 2016 - 21:25      

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në Facebook ka arsyetuar dhe ka lavdëruar formimin e koalicionit të subjektit të tij politik me atë të Hashim Thaçit të cilat i ka quajtur parti shtetformuese për at qeverisur Kosovën.

Në Facebook Mustafa ka shkruar:

Në takimin e sotëm me shoqërinë civile theksova se jam i bindur që sikurse për mua, edhe për z. Thaçi, do të ishte më e lehtë të drejtonim subjektet tona si rivalë politikë.

Por, tani kemi realitet tjetër. Rezultati i zgjedhjeve dhe nevoja për drejtuar Kosovës në një fazë të ndjeshme për të ardhmen e saj, na ka bërë bashkë. Jo për t’u konformuar me njëri-tjetrin. Por, për ta qeverisur Kosovën në një fazë të përmbylljes të tranzicionit të gjatë në të gjitha fushat e jetës.

Për vendime të mëdha, të cilat po i merr Kosova në këtë mandat por edhe për të ardhmen e vendit, koalicioni i dy partive shtetformuese, dhe ushtrimi i përgjegjësive mbi parimet e marrëveshjes së koalicionit, me një rol konkurrues të opozitës, del të jetë alternativa më e mirë e suksesit dhe e ndërtimit demokratik të vendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...