Mustafa: Opozita bën më mirë ta pranojë që kishte kauzë false

8 Shkurt 2016 - 22:40      

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka thënë se opozita, edhe përkundër dëmeve që ia shkaktoi vendit për një periudhë të gjatë, është më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend.

“Më mirë është të pranohet gabimi se sa të insistohet në gabimet për ta dëmtuar vendin”, ka thënë Mustafa, përcjell koha.net.

Kreu i LDK-së, ka thënë se lidershipi nuk matet me atributet që liderët dhe vartësit e tyre ia përshkruajnë vetvetes por nga vlerësimi i qytetarëve për dhunën dhe plagët që po i shkaktohen Kosovës nga sjelljet e tilla.

“Kosova nuk e meriton dhunën. Policët e Kosovës, djemtë tanë, shumica luftëtarë të këtij vendi, nuk ka askush të drejtë t’i gjuajë dhe t’i plagosë me gurë e t’ua vë flakën me shishe molotovi. Nëna e baballarë, motra e vëllezër, mos lejoni që djemtë e vajzat tuaja, motrat e vëllezërit tuaj të kryejnë veprime të tilla. Njerëzit që u përgjakën me gurë, janë bijtë e këtij vendi”, ka thënë Mustafa, përcjell koha.net. “Kosovës i nevojitet opozitë demokratike, opozitë e argumenteve. Njerëzit e opozitës sonë mund të jenë të tillë. Por, duhet të heqin dorë nga dhuna”, ka shtuar më tej ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...