Vritet ish-ushtari i UÇK-së, Nazmi Ajeti

7 Dhjetor 2015 - 13:55      

Ish-ushtari i UÇK-së në Zonën e Llapit, Nazmi Ajeti është vrarë me armë zjarri mesnatën ndërmjet të dielës dhe të hënës në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Sipas Policisë, vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe dorasit. Vëllai i viktimës Avni Ajeti e ka konfirmuar se viktima është Nazmi Ajeti, por nuk ka folur më shumë. Ka kërkuar mirëkuptim për këtë, pasi ka thënë se është duke i pritur njerëzit për ngushëllime dhe duke përgatitur ceremoninë e varrimit, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Podujeva.

Ndërkohë, në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës thuhet se janë në kërkim të dorasit i cili është arratisur pas vrasjes së Ajetit.

“Sot në orën 00:12 minuta, policia ka marrë informacionin për një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Milloshevë të Obliliqit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur në një person të plagosur i cili menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Viktima e këtij rasti N. A. 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur t’u përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës. “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”.

Viktima kishte lënë një porosi pak para se të qëllohej me armë zjarri.

“Shum her hienat me kan sulmuar e kafshuar ,ksaj radhe me kan plagosur rand nese e mar veten si luan qe jam sde instiktin e mbrojtjes se klyshve do ti zhduku hienat per ni koh se sa gjat shkom nuk e di,mu kan ba shum por njana me ka lendue shum”, kishte shkruar pak para mesnate Ajeti në profilin e tij në “Facebook”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...