Sondazh i Index Kosovës: Qytetarët s'e përkrahin Asociacionin dhe demarkacionin

27 Nëntor 2015 - 22:44      

Në pyetjet se sa e përkrahni apo e kundërshtoni krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe sa e përkrahni apo e kundërshtoni demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, qytetarët i janë përgjigjur Index Kosovës, kompani për shërbimet e hulumtimeve.

Koha.net ka arritur të sigurojë të dhënat e dy pyetjeve më lartë, rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Kjo anketë është zhvilluar mes dative 14 dhe 20 nëntor 2015.

Në pyetjen e parë rreth Asociacionit, në mostër prej 1,024 persona, prej tyre 502 meshkuj dhe 522 femra, janë përgjigjur kështu: 0.7% e përkrahin plotësisht, 8.3% e përkrahin pjesërisht, 13% kundërshtojnë pjesërisht, 63.6% e kundërshtojnë plotësisht, 5.5% kanë refuzuar të përgjigjen dhe ata që janë përgjigjur me “Nuk e di” janë 9%, transmeton Koha.net.

Kurse në pyetjen rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mostër të njëjtë prej 1,024 persona, prej tyre 502 meshkuj dhe 522 femra, janë përgjigjur kështu: 1.7% e përkrahin plotësisht, 10.9% e përkrahin pjesërisht, 16% kundërshtojnë pjesërisht, 50.5% e kundërshtojnë plotësisht, 6.8% kanë refuzuar të përgjigjen dhe ata që janë përgjigjur me “Nuk e di” janë 13.4%.

Më poshtë janë tabelat e të dhënave:

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...