Foto: Koha

Diplomacia e dështimeve

15 Nëntor 2015 - 08:00      

Mosanëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk është dështimi i parë, ndoshta jo edhe më i madhi, por është ai më i fundit i diplomacisë së Kosovës. Edhe pse Kosova prej pak vjetësh bën politikë të jashtme, për këtë periudhë ka bërë skandale me bollëk, përfshirë ato me sjelljen e stafit diplomatik, si dhe me njohjet.

Ky shërbim është shndërruar në organizatë për punësimin dhe rehatimin e familjarëve dhe militantëve partiakë të partnerëve të koalicionit qeverisës, i prirë për t’u karakterizuar me sjellje skandaloze e joprofesionale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rasti i diplomatit Urtak Hamiti që u kap i dehur teksa bënte xhiro me veturë zyrtare nëpër Zagreb, i diplomatit tjetër në Slloveni që fyente palën vetëm pse i kërkonte shpjegime, si dhe rasti i zyrtares tjetër në Ambasadën e Kosovës në Zvicër, e cila mbante këmbët mbi tavolinën e punës teksa i shërbente palët- janë vetëm disa prej rasteve që dëshmojnë degradimin e shërbimit diplomatik.

UNESCO u vë kapak dështimeve

Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO është cilësuar dështim i madh diplomatik. Për seriozitetin e Qeverisë gjatë fushatës për anëtarësim në UNESCO dëshmon edhe një listë e hartuar nga vetë ata, të cilët duke u tallur kanë llogaritur edhe në përkrahjen e Serbisë për t’u bërë pjesë e kësaj agjencie të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...