Milo: MPJ-ja të nxjerrë mësime nga mospranimi në UNESCO

15 Nëntor 2015 - 07:00      

Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka arsye, përgjegjësi e mangësi që duhen analizuar, ka thënë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo. Sipas tij, përgjegjësia për dështimin, në radhë të parë, bie mbi institucionet e Kosovës, në radhë të dytë mbi Qeverinë e Shqipërisë e, në radhë të tretë, mbi partnerët ndërkombëtarë.

Diplomati shqiptar, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ka thënë se Ministria e Jashtme dhe rrjeti diplomatik i Kosovës duhet patjetër ta analizojnë me shumë përgjegjësi të gjithë punën që kryen gjatë kohës që lobuan për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Milo ka shtuar se kjo ishte një sfidë serioze që kërkonte jo vetëm profesionistë të zotë, por edhe argumente të forta në përputhje me specifikën.

Duke komentuar për votat e humbura të Kosovës te shtetet që e kanë njohur, Milo ka theksuar se mungesa e kontakteve dhe e pranisë në vendet respektive krijon boshllëqe, të cilat i mbushin të tjerët e që ndikojnë në vendimmarrje.

Milo ka thënë se ka shumë rëndësi se me çfarë “pasaporte” paraqitesh në dyert e kancelarive ndërkombëtare e për më tepër me çfarë vlerash i prezantohesh opinionit ndërkombëtar... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...