Diplomacia e Thaçi: Ka kohë që s’ka asnjë fitore në arenën ndërkombëtare [video]

13 Nëntor 2015 - 19:22      

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është një nga personat e paktë në Kosovë që mosanëtarësimin në UNESCO po e sheh si fitore.

Ai nuk e ka marrë mundin ta arsyetojë humbjen, në atë që po quhet dështimi më i madh në histori të diplomacisë kosovare.

Përkundrazi, vëmendjen e ka kthyer te shtetet që kanë votuar për, ani pse Kosova nuk ka arritur të anëtarësohet në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara.

Por, deklarata e tillë se Kosova mori vota vetëm nga vende demokratike, po shihen si të dëmshme në aspektin afatgjatë të politikës së jashtme.

Për më shumë, sipas Petrit Zogajt, drejtor i FOL-it, ka kohë që Kosova s’ka asnjë fitore në arenën ndërkombëtare, prandaj humbjet, Qeveria qytetarëve dëshiron që t’ua paraqesë si fitore, çka tregon papërgjegjësinë politike të kabinetit qeveritar.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Ilir Deda, thotë se as komisionit, por as deputetëve nuk u është kërkuar ndihmë në procesin e UNESCO-s.

Për më shumë, e gjithë fushata sipas tij ka qenë e fokusuar në 2 apo 3 njerëz.

Në një vend normal, Deda ka thënë se pas këtij dështimi së paku ministri do të jepte dorëheqje.

Dhe mospranimi në UNESCO nuk është e tëra në vazhdën e dështimeve të diplomacisë së Thaçit.

Në dhjetor të 2014-s kishte thënë se Kosova ka vota që anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe se Qeveria do ta fillojë këtë proces.

Një vit pas, as kjo nuk ka ndodhur.

Që nga marrja e mandatit si ministër i jashtëm, Hashim Thaçi nuk ka sjellë as njohje për shtetin e Kosovës.

Dështimin edhe në këtë pjesë të diplomacisë, Ministria e Jashtme e ka
arsyetuar me faktin se qëllimi për vitin 2015, janë organizatat ndërkombëtare.

Deri tani s’ka ndodhur as kjo.

Shumë para të taksapaguesve të Kosovës llogaritet se janë harxhuar në një fushatë të gjatë dhe atë në udhëtime, lobim, konferenca e botime që u bënë për ta përkrahur anëtarësimin në UNESCO.

Këto të fundit duhet të ruhen edhe për së paku dy vjet të tjerë, aq sa Kosova nuk mund as të riaplikojë për anëtarësim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...