Tahiri bën përgjegjës opozitën dhe Ymerin për mosanëtarësim në UNESCO

13 Nëntor 2015 - 16:57      

Këshilltari politik i Hashim Thaçit, Abelard Tahiri, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymerit, i cili përgjegjës kryesor për mos anëtarësim në UNESCO e bëri zëvendëskryeministrin Thaçi.

Tahiri në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është e dhimbshme arroganca dhe hipokrizia e Vetëvendosjes karshi shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se ka qenë pikërisht aktiviteti i Visar Ymerit dhe i partive opozitare në përgjithësi një nga shkaqet që shumë shtete ndryshuan mendje kur u desh të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO, sepse dhunën kanë filluar ta instalojnë si mjet politik në Kosovë.
Ky është postimi i Tahirit:


“E dhimbshme kjo arroganca e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe hipokrizia e tyre karshi shtetit të Kosovës.

Sa për sqarim, në lidhje me UNESCO-n, ka qenë pikërisht aktiviteti i Visar Ymerit dhe i partive opozitare në përgjithësi një nga shkaqet që shumë shtete ndryshuan mendje kur u desh të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO. Për shkak të profesionalizmit dhe ruajtjes së raporteve diplomatike nuk mund t’i publikoj notat verbale të disa shteteve, përkrahëse të Kosovës, që ishin përcaktuar të votojnë për Kosovën, kishin filluar të ndryshojnë mendjen mu për shkak se dhuna kishte filluar të instalohet si mjet politik në Kosovë. Pra, përveç fushatës raciste të Serbisë, ishte edhe gazi lotsjellës i Visar Ymerit dhe kolegëve të tij që bëri një numër të vendeve që të ndryshojnë qëndrimin dhe në fund të abstenojnë.

Visar Ymeri, i cili bashkë me bashkë-partiakët e tij çdo ditë cenon Republikën e Kosovës, që sulmon çdo institucion të saj, që nuk respekton himnin e saj, që nuk i njeh simbolet e saj, që bllokon punën e institucioneve të saj, nuk mund të shtiret se po e mbron Republikën. Për fat të mirë, dhe që është më e rëndësishmja, mazhoranca parlamentare, shoqëria civile dhe e tërë shoqëria janë ata që vërtetë po e mbrojnë Republikën nga kërcënimi që i vjen nga anarkistët, të korruptuarit dhe “reketashët”.

P.S. Sa për korrektësi, kushdo që dëshiron të vërtetojë saktësinë e deklaratës time për notat verbale mund të drejtohet tek zyra ime në MPJ ku do t’i mundësohet t’i shohë dhe të b indet edhe vet se sa rëndë dhe me frikë po përjetohet jashtë Kosovës sjellja e opozitës në vend”, ka shkruar këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...