Foto: Koha

Mosanëtarësimi në UNESCO, me ndikim në dialogun Kosovë - Serbi

13 Nëntor 2015 - 06:30      

Qeveria ka reflektuar pas kërkesës së opozitës dhe shoqërisë civile për rishqyrtim të dialogut me Beogradin zyrtar, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij Hashim Thaçi kanë dhënë sinjale se fushata e Serbisë që ndikoi në mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do të ketë ndikim edhe në dialogun për normalizim të marrëdhënieve.

Mustafa ka thënë të mos jetë “normalizim i marrëdhënieve” kur Serbia pengon Kosovën në procese anëtarësimi.

Thaçi, ndërkaq, e ka cilësuar raciste fushatën e Serbisë, dhe për të cilën ka thënë të jetë kundër marrëveshjeve të mbërritura me të deri tash, përcjell Koha.net. Për këtë dështim, Thaçi i ka faturuar faje edhe opozitës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...