Viets e befasuar me votimin në UNESCO

10 Nëntor 2015 - 16:35      

Në lidhje me mos votimin e Kosovës në UNESCO sot ka reaguar edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets.

Në reagimin e saj në Facebook Viets ka thënë se kishte shpresuar për një rezultat ndryshe mirëpo sipas saj nuk duhet dekurajuar pasi që është konfirmuar se shumë shtete e duan Kosovën në UNESCO.

Reagimi i ambasadores gjermane:

Sikurse shumë njerëz në Kosovë, në Evropë dhe në pjesë tjera të botës, ne shpresonim për një rezultat ndryshe të votimit të djeshëm në UNESCO. Gjithsesi, përkundër kësaj pengese, është e rëndësishme të theksohet se, fushata pozitive dhe profesionale e Kosovës ka bindur shumicën e anëtarëve se Kosova do të ishte një anëtare e vlefshme e UNESCO-s.

92 shtete janë të bindura se Kosova është anëtare e bashkësisë ndërkombëtare, e cila përpiqet të promovojë edukimin, kërkimin dhe kulturën, si dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore. Ne do të mbështesim Kosovën të vazhdojë në këtë rrugë në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s në të ardhmen. Si gjermanë, ne e dimë nga historia jonë e kohëve të fundit se "Gjërat e mira marrin kohë”

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...