Foto: Reuters

Vuçiq: Për Maqedoninë dhe Malin e Zi, Kosova më e rëndësishme se Serbia

10 Nëntor 2015 - 08:34      

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s ditën e djeshme refuzoi pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Megjithëse votuan shumica e vendeve anëtare të këtij organi, Kosovës iu deshën edhe 3 vota për t’u bërë anëtare e plotë.

Në listën e shteteve që votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin edhe shtetet fqinje, në mesin e të cilave Maqedonia dhe Mali i Zi. Për faktin se këto dy ish-republika jugosllave votuan pro Kosovës e jo pro Serbisë, ka reaguar kryeministri i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiq.

“Në lidhje me Maqedoninë dhe Malin e Zi... ne i falënderojmë për veprimin e tyre. Do të jemi në gjendje që ta respektojmë vendimin e tyre. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, dhe do të jemi në gjendje ta respektojmë veprimin e tyre – kanë treguar se Prishtina është më e rëndësishme për ta se Serbia”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Sipas kryeministrit serb, fqinjët kanë vepruar në kundërshtim me pritjet e Beogradit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...