Selimi: Nuk japim dorëheqje, duhet reflektuar për dialogun

10 Nëntor 2015 - 00:09      

Zv/ministri Petrit Selimi thotë se ka Kosova ka bërë miq të rinj, në ditën që për 3 vota dështoi të pranohet në UNESCO.

“Është një hap mbrapa, por kur i sheh miqtë e mëdhenj dhe atë në katër anët e botës gjen ngushëllimin. Përkundër mossuksesit të sotëm e konsiderojmë një fitore miqësinë dhe aleancat që kemi krijuar. Kërkon gjakftohtësi dhe analizë edhe me miqtë ndërkombëtar se ku dështuam. Nëse mundem ta jap një minivështrim, fushata jonë ka qenë shumë pozitive, ndërsa ajo e Serbisë sidomos në ditën e fundit mori tone raciste”, ka thënë Selimi për Interaktiv në KTV.

Ai tha se edhe sikur Kosova të pesëfishonte praninë e saj në Japoni ky shtet do të abstenonte, pasi që së fundi merr vendime të tilla politike në UNESCO.

Për abstenimin e Polonisë ka thënë se atje është ndërruar së fundi pushteti, kurse për Palestinën e Sllovakinë ka thënë se vota kundër e ka dëshpëruar Kosovën.

Ai i ka quajtur të pakuptimta thirrjet për dorëheqjen e tij dhe të shefit të tij, Hashim Thaçi duke thënë se ky i fundit ka bërë një punë të mrekullueshme, përcjell koha.net.

Duke e quajtur Serbinë raciste, ai ka thënë se liderët shtetërorë të Kosovës munden që pas kësaj që ka ndodhur të reflektojnë për dialogun, por në raport me Brukselin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...