Dështim diplomatik në UNESCO

10 Nëntor 2015 - 07:35      

Fushata gati njëvjeçare e Qeverisë së Kosovës për ta anëtarësuar vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, ka dështuar, të hënën, në Paris, ku në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate të OKB-së Kosovës i munguan vetëm tri vota për ta arritur synimin, shkruan sot Koha Ditore.

Ishin 92 shtete që votuan në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, 50 ishin kundër, ndërsa 29 shtete abstenuan.

Shumica e nevojshme prej dy të tretave – 95 vota - nuk u arrit për tri vota.

Kur është kumtuar rezultati nga kryesuesi i Asamblesë, në sallë kanë shpërthyer duartrokitjet nga mbështetësit e Serbisë. Edhe serbët e Kosovës me flamuj e sirena kanë festuar mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të përfshirë në lobim, të cilët kohë të gjatë para votimit rrihnin gjoks se i kanë siguruar votat përballë fushatës së “egër” të Serbisë, kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë për dështimin. Janë ngushëlluar me faktin se Kosova ishte shumë afër pranimit, dhe se do të provojnë sërish anëtarësimin në UENSCO më 2017, në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme, e cila, sipas rregullit, mblidhet një herë në dy vjet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...