9 Nëntor 2015 - 22:25
Ai theksoi se megjithatë me Kosovën duhet vazhduar dialogu.
“Një thënie e vjetër thotë se ‘mendjemadhësia është armiku më i madh i fitores’. Por, dua të them që ne nuk duam të shesim mend dhe se nuk do gjuajmë me gur kur ata na gjuajnë. Ne duam dialog dhe paqe në rajon”, deklaroi kryeministri Vuçiq.
Shefi i diplomacisë serbe me batutat e stripave të Alan Ford tha se “ai që do të fitojë nuk duhet të humbë”. Duke porositur Kosovën të mos ëndërrojë, Daçiq tha se ky ishte një test edhe për mundësinë e një ulëseje të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Dua të falënderoj ata që treguan se nuk janë tamam miqtë tanë. I uroj të gjithë që luftuan në luftën tonë pasi ajo ishte çdo ditë dhe natë”, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq, transmeton tch.
Zyrtarët serbë thanë se është bërë një luftë e ashpër për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovës.
Daçiq madje ka akuzuar presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin, se ka blerë vota për Kosovën në UNESCO, ndërsa ky i fundit reagoi duke thënë se “jam kyçur vonë në lobim”.
Presidenti Tomislav Nikoliq tha se është “një fitore në kushte të pamundura dhe falënderoj qytetarët që besuan se do ta mbronim Kosovën”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...