Nikoliq: Fitore jona, kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova

9 Nëntor 2015 - 15:51      

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka uruar qytetarët e Serbisë pasi Kosova nuk u anëtarësua UNESCO. Ai e ka përgëzuar edhe Qeverinë e Serbisë, për siç ka thënë, investimin shumë të madh diplomatik dhe për mos heqje dorë as kur dukej se çdo gjë ishte humbur.

“Serbia ka shumë miq në botë të cilët miqësinë nuk bazojnë në vëllimin e këmbimit tregtar dhe në forcën e armëve, por në sjelljen e popujve dhe të shteteve. Kjo fitore nuk është arritur me para por me respektimin që i bëhet shtetit dhe popullit tonë. Ky është vazhdim i luftës për Kosovën dhe shenjë e qartë për të gjithë se nga krahina jonë jugore nuk do të heqim dorë kurrë”, ka thënë Nikoliq, njofton Kurir i Beogradit, transmeton Koha.net.

Nikoliq i ka përgëzuar që qytetarët serbë, të cilët sipas tij kanë besim “se do të ruajmë atë që me shekuj e kanë ruajtur paraardhësit tanë”.

“Kjo është fitore morale dhe e drejtë në kushte gati të pamundshme, kur shpesh ajo që është e drejtë nuk mund të llogarisë në përkrahjen e shumicës”, ka thënë ai.

© KOHA  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...