Çollaku i inkurajuar me votimin

9 Nëntor 2015 - 13:55      

Ministri për Integrime evropiane Bekim Çollaku është i inkurajuar me votimin që është bërë sot në Konferencën e Përgjithshme për pranuar e Kosovës në UNESCO.

Çollaku ka shkruar në Facebook:

Dëm që nuk u arrit numri i duhur për anëtarësim në UNESCO sot, por inkurajohem për mbështetjen e madhe që kemi arritur të mobilizojmë. Na mbështetën 92 shtete! Nuk është moment për tu qarë, por ta shfrytëzojmë këtë si inspirim për punë edhe më të madhe. Kjo s’na ndalë dot, por bën të kthehemi edhe më të fortë.

Mburrem me fushatën e vlerave të bazuar në argumente pozitive dhe ka dëshmuar një qasje serioze dhe maturi. Kjo nuk ka shkuar për dëm, sepse është e sigurt qe pas kësaj fushate Kosova ka më shumë miq. Kjo fushatë ka tërhequr në anën e Kosovës publikisht edhe shumë brenda dhe jashtë institucioneve, edhe nga fusha të artit, kulturës, botës akademike. Kemi bërë përvojë të çmuar për ta quar këtë proces deri në fund, dhe atë jo vetëm për jo vetëm këtë anëtarësim, por edhe shumë të tjera që do të pasojnë. Fushata raciste e Serbisë është e paqëndrueshme, nuk do të lejojmë që në njërën anë të luaj lojën evropiane e në anën tjetër të krijoj pengesa.

Ta marrim me kokë të ftohtë – dhe të vazhdojmë me përkushtimin tonë. Edhe një here mburrëm më qasjen pozitive e shembullore të e ka pasur secili që e ka mbështetur Kosovën në UNESCO – një ëndërr që do ta bëjmë realitet patjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...