Selimi: Shtyrja – barabartë me mos hyrjen e Kosovës në UNESCO

9 Nëntor 2015 - 08:50      

Kundër spekulimeve dhe pritjeve të Serbisë për shtyrje të vendimit për debat për pranimin e Kosovës në UNESCO, është ngritur zëvendësministri i Punëve të jashtme të Kosovës Petrit Selimi.

“Shtyrja e vendimit për Kosovën është sikur edhe ndalimi i hyrjes së Kosovës në UNESCO. Pse të shtyhet? Nuk ka kurrfarë kuptimi të shtyhet diçka që ka përfunduar”, ka thënë Selimi për B92, transmeton Koha.net.

Selimi ka shtuar se UNESCO me statusin vet përkrah paqen në botë përmes bashkëpunimit në shkencë, kulturë,arsim dhe për këtë arsye anëtarësimi i Kosovës do të ishte më i mirë për paqen në Ballkan se sa mos anëtarësimi i saj.

© KOHA 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...