Kosova llogarit në 92 vota të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s [dokument]

9 Nëntor 2015 - 07:15      

Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj llogarit që 92 vende anëtare të UNESCO-s do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pragu prej dy të tretave i votave nga 195 vendet anëtare të UNESCO-s do të jetë vështirë i arritshëm.

Qeveritarët disa orë para se të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, kanë thënë se shpresojnë që Kosova të arrijë numrin e duhur të votave për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në bazë të një liste të hartuar nga Qeveria dhe partnerët e saj, llogaritet se 62 vende anëtare janë deklaruar se do të votojnë pro. Sipas listës ku është kalkuluar dhe komentuar disponimi i vendeve me të drejtë vote, deri më datën 6 të këtij muaji, si vota të garantuara llogariten 32, përderisa nga shifra totale prej 92 shtetesh në të cilat llogarit Kosova, 30 sosh deri më 6 nëntor nuk e kanë konfirmuar votën pro. Megjithatë, Kosova i ka futur në listën jeshile këto 30 vende... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Lista e Vendeve që pritet të votojnë për

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...