Ikja dhe kthimi prej zori

13 Shtator 2015 - 07:02      

Bashkimi Evropian ua ka hapur dyert refugjatëve nga Siria, por ua ka mbyllur emigrantëve nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit, shkruan Koha Ditore.

Të parët kërkojnë strehë në Evropë për t’u shpëtuar bombardimeve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe mizorive të militantëve të Shtetit Islamik, të dytët ndaj varfërisë dhe mungesës së perspektivës në shtetin e zhytur në krim e korrupsion. Të përbashkët e kanë ikjen prej zori.

Si sirianët refugjatë ashtu edhe si shqiptarët migrues shpëtimin po e shohin brenda 28 shteteve të BE-së.

Rruga drejt Perëndimit shpesh u bë vdekjeprurëse për ikanakët e të dy popujve.

Një vajzë 18- muajshe nga Kosova ka ndërruar jetë në kufirin Serbi-Hungari teksa familja po bënte përpjekje që të kalonte ilegalisht kufirin. Kurse javë më parë, pa shenja jete pranë brigjeve të detit turk, u gjend fëmija 3-vjeçar nga Siria- Aylan.

Fotografia e trupit të tij pa jetë tronditi botën dhe BE-ja u mobilizua që t’i hapë kufijtë. Për t’u bërë vend refugjatëve sirianë, Evropa tani kërkon riatdhesim të shpejtë të kosovarëve të cilët migruan shkaku i gjendjes së rëndë socio-ekonomike. Gjasat janë minimale që ndonjëri prej tyre të marrë statusin e azilantit.

Fatin e refugjatëve sirianë shqiptarët e Kosovës e kanë përjetuar më 1999, kur forcat policore dhe ushtarake serbe i dëbuan me dhunë dhe Evropa i strehoi dhe u dha azil.

Por tani Kosova për Evropën është shtet me prejardhje të sigurt dhe varfëria e shkaqet ekonomike nuk janë arsye të mjaftueshme për t’iu bërë strehë kosovarëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...