Lugina e kthen në datë historike 12 shtatorin [video]

12 Shtator 2015 - 19:05      

Nga sot, 12 Shtatori, do të jetë datë historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit politikë në Luginë kanë dhënë votën e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare. Takimi i thirrur nga Kuvendi i Këshillit Kombëtar është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Preshevë, raporton Koha.net.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare, sipas përfaqësuesve shqiptarë të atjeshëm, do të kishte fuqinë e njëjtë juridike me Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe në Republikën e Kosovës, duke u bazuar në parimet e reciprocitetit.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës, Jonuz Musliu, pas miratimit të Asociacionit, deklaroi se ky është një akt unik i shqiptarëve të kësaj ane. Kurse, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, pohoi se ky është një hap i madh në proceset politike.

Homologu i tij nga Bujanoci, Nagip Arifi, deklaroi se po kërkojnë atë që u takon. Pas përfundimit të seancës, Jonuz Musliu, tha se organet e Asociacionit do të themelohen në pajtim me statutin që do të hartohet nga një grup punues dhe miratohet nga Kuvendi.

E, në rrethana të caktuara kombëtare e ndërkombëtare, nëse vjen deri te ndryshimi i statutit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, sipas organizatorëve, atëherë do të ndryshojë edhe statuti i Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...