“Ushtria e Serbisë do ta ruajë Luginën”

11 Shtator 2015 - 11:03      

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Bratislav Gashiq ka deklaruar se Ushtria me të gjitha shërbimet tjera është absolutisht e gatshme që të përgjigjet në të gjitha sfidat e sigurisë.

“Ushtria e Serbisë me të gjitha shërbimet e veta është absolutisht e gatshme që të përgjigjet ndaj të gjitha sfidave dhe ndaj çdo kërcënimi të sigurisë së qytetarëve si dhe për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit”, ka deklaruar Gashiq për “Kurir” lidhur me paralajmërimet e liderëve të Luginës së se do të shpallin krijimin Asociacionit të Komunave shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, transmeton Koha.net.

Gazeta e Beogradi “Kurir” ka përkujtuar se të hënën e kësaj jave në takimin e mbajtur në Preshevë, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, zëvendësi i tij Shukri Imeri dhe kryetarët e komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, kanë vendosur që më 12 shtator, të shtunën, të mbajnë mbledhjen e këshilltarëve të këtyre dy komunave dhe të asaj të Medvegjës me qëllim që të shpallin formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...