Vllasi: Serbia nuk mund ta ndalë krijimin e Asociacionit në Luginë

11 Shtator 2015 - 10:08      

Ish-politikani i lartë i Kosovës, aktualisht avokat dhe njohës i zhvillimeve politike në vend dhe hapësirat e ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi ka vlerësuar se Serbia nuk ka mundësi ta parandalojë krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Kjo është ide e mirë dhe mund të realizohet lehtë, pasi komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë shumë të përbashkëta, jo vetëm në aspektin etnik, por edhe në aspekte tjera”, transmeton deklaratën e tij Presheva.com. “ Ky asociacion do të jetë i dobishëm për ta dhe Serbia, edhe pse ndoshta nuk e pëlqen, nuk ka mundësi që ta pengojë krijimin e saj, pasi këtë e lejojnë konventat evropiane për organizim regjional” ka thënë Vllasi.

“Nëse Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë është i mirë, atëherë pse ai të mos jetë model edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shtuar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...