Kush do të fitojë në Medvegjë, Rama e Thaçi apo partitë serbe, ironizon Vuçiq

10 Shtator 2015 - 23:18      

Për paralajmërimin e formimit të Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë, ka folur edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Ai nuk është kërcënuar sikur Daçiq kundër shqiptarëve por ka folur me cinizëm duke shtruar pyetjen se të dielën në Medvegjë nuk dihet kush do të fitojë: Rama, Thaçi apo partitë politike serbe, pasi atje, sipas tij, shumica e popullatë është serbe.

Duke folur për këtë ai ka shtuar se në Medvegjë jetojnë vetëm 7 për qind shqiptarë, por ata “po vizatojnë në letër”, ka thënë ai duke aluduar në paralajmërimin për formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë.

"Atje (në Medvegjë) të dielën mbahen zgjedhjet, atje shumica e popullatës është serbe. Do të shohim nëse do të fitojë Rama, Thaçi, DS, SNS, SPS ose të tjerët në koalicion", ka thënë Vuçiq .

Kryeministri serb ka folur edhe për Asociacion e Komunave serbe në Kosovë.

“Ka mbetur vetëm statuti i AKS-së. Dhe ato do të jenë bisedime të vështira dhe në to nuk do të ketë asgjë të bukur dhe asgjë të lehtë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Liderë shqiptar të Luginës kanë paralajmëruar se të shtunën, më 12 shtator, do të krijojnë Asociacionin e Komunave shqiptare si pandam ndaj AKS-së në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...