Qeveria e bindur se Asociacionin do ta bëjë pa e ndryshuar Kushtetutën [video]

9 Shtator 2015 - 19:09      

Qeveria e Kosovës është e vendosur se s’ka ndryshime kushtetuese e ligjore për të përshtatur Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, raporton KTV.

Sipas marrëveshjes së fundit të Brukselit, Asociacioni do të ketë shumë të drejta, përfshirë atë që të jetë kategori kushtetuese.

Por, zëvendësministri i Pushtetit Lokal i ka thënë KTV-së se Asociacioni duhet të përdorë vetëm ligjet aktuale të Kosovës për të funksionuar.

Kështu, nëse dërgojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, këtë ta bëjnë përmes Presidentes, Avokatit të Popullit ose Kuvendit.
“Ne jemi siguruar me marrëveshjen e parimeve se nuk do të ketë ndryshime ligjore dhe kushtetuese, për shkak të themelimit të Asociacionit. Asociacioni do të veprojë në kuadër të ligjeve të Kosovës, prandaj do të ketë të drejta, të cilat janë paraparë me ligjet e Kosovës. Pra, Asociacioni duhet të shohë rregullativën kushtetuese dhe ligjore dhe të veprojë vetëm në kuadër të saj”, ka thënë Bajram Gecaj për KohaVisionin.

Por, shoqëria civile nuk e beson këtë duke vënë në pah që edhe nëse ndodh kështu, Asociacioni, përmes Listës Serbe në Kuvend, do të krijojë probleme për funksionimin e shtetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...