Testi i maturës kalon me sukses, thonë administruesit, ani pse testi u shpërnda në rrjetet sosciale [video]

29 Gusht 2015 - 19:15      

Në 162 qendra të testimit, rreth 16 mijë nxënës i janë nënshtruar testit të maturës. As kësaj here ky proces nuk kaloi pa kopjime e vonesa.

Ata u sfiduan në lëndët: Gjuhë amtare, gjuhë angleze si dhe në matematikë. Maturantët thonë që testimi ishte i lehtë dhe presin kalueshmëri.

Sikurse herëve të tjera, edhe kësaj radhe, rrjetet sociale kanë qenë adresa ku nxënësit i kanë postuar pyetjet, por edhe përgjigjet e testit të maturës. Edhe administruesit thonë që procesi i testimi ka shkuar mirë dhe se nuk janë shënuar parregullsi, raporton KTV.

Kryetari i Këshillit Shtetëror qendror të maturës, Azem Guri, ka thënë se i gjithë procesi ka shkuar në mënyrën e duhur dhe maturantët i kanë respektuar rregullat e testimit.

I pyetur për shpërndarjen e testeve në rrjete sociale, Guri tha se ka pasur vetëm raste individuale, që më pas janë parandaluar, transmeton Koha.net.

Për ta monitoruar këtë test, ishin angazhuar 365 komisionarë, 1 mijë 140 administrues si dhe 224 mbikëqyrës. Pjesa e dytë e këtij testimi do të mbahet më 8 shtator dhe rezultatet priten të publikohen më 15 shtator. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...