Ambasadori rus në Tiranë: Ushtarët e Kievit m’i kujtojnë ata të Millosheviqit në Kosovë [video]

18 Prill 2014 - 18:33      

“Ushtarët e Kievit në lindje të Ukrainës m’i kujtojnë ushtarët e Millosheviqit në Kosovë, në vitin 1998”.

Kështu është shprehur ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov, në emisionin A1 Report të Erjona Rusit, duke komentuar zhvillimet më të fundit në Ukrainë.

“Ajo që ka filluar të ndodhë atje, mua personalisht, më kujtojnë ngjarjet e vjeshtës së vitit 1998 në Kosovë. Atëherë, pas daljes së parë publike të UÇK-së, Millosheviqi kishte ndërmarrë masa joproporcionale. Bëhej fjalë për dërgimin e batalioneve të tëra të ushtarëve, si masë ndëshkuese. Rezultati ka qenë diametralisht i kundërt. Faktikisht, atëherë ka filluar lufta”, është shprehur ambasadori rus, raporton "Shqiptarja".

Abramov ka përsëritur edhe një herë krahasimin e Krimesë me Kosovën, duke u thirrur në të drejtën e popujve për vetëvendosje. Ai ka thënë se shqiptarët duhet ta kuptojnë më mirë se askush tjetër atë që ndodhi me gadishullin e Krimesë, të cilin, sipas tij, edhe vetë ukrainasit e konsideronin si pjesë të Rusisë.

Ambasadori Abramov ka mohuar akuzat e Kievit se pas trazirave në lindje të Ukrainës fshihet Moska, dhe ka theksuar se “ukrainasit duhet t’i zgjidhin vetë problemet e tyre”.

Sipas tij, kriza të mund të zgjidhet, nëse do të bien dakord për një qëndrim të përbashkët të gjithë aktorët: Rusia, Evropa edhe SHBA-të.

“Problemet e Ukrainës duhet të zgjidhen nga vetë ukrainasit. Ky është qëndrimi ynë. Në qoftë se edhe Rusia, edhe Evropa, edhe SHBA do të dalin në një konkluzion unik nga kriza, nuk kam asnjë pikë dyshimi se kriza do zgjidhet”, ka thënë ambasadori rus në Tiranë, Leonid Abramov.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...