Musliu: Ambasadat na thanë votojeni Specialen

31 Korrik 2015 - 23:56      

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, edhe një herë ka përsëritur vendimin e saj që të votojë kundër Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, ajo ka thënë se ambasadat në Kosovë kanë takuar deputetët, duke kërkuar nga ata që të votojnë për Gjykatën Speciale, mirëpo ajo është arsyetuar se Gjykata Speciale tejkalon përmasat partiake dhe se është e padrejtë që kjo Gjykatë të gjykojë krimet e luftës së UÇK-së.

“Unë besoj se kam folur mjaft dhe nuk kemi nevojë që të krijojmë gjykata selektive, siç është Gjykata Speciale. Kjo gjykatë bëhet për të gjykuar krimet e luftës së UÇK-së dhe kjo besojë se tregon që kjo gjykatë nuk është e drejtë”, ka thënë Musliu.

"Vendimi për Gjykatën Speciale nuk është vendim i thjeshtë sepse i kalon përmasat e partisë. Ne në vazhdimësi kemi diskutuar, kemi pasur debate e konsulta të shpeshta. Thjeshtë PDK-ja po i kryen detyrat si çdo parti tjetër, por kjo Gjykatë tejkalon përmasat partiake", ka shtuar ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...