BDI fiton postin e kryeparlamentarit të Maqedonisë?

17 Prill 2014 - 09:43      

Shkup, 17 prill - BDI e fiton postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë në mandatin e ardhshëm të qeverisjes. Këtë informacion e ka publikuar “Libertas”, e cila shkruan se burime të BDI-së, që dëshirojnë të mbeten anonimë, e kanë vërtetuar një lajm të tillë.

Sipas këtij burimi, për postin e kryetarit të Palamentit VMRO DPMNE dhe BDI kishin rënë në ujdi qysh kur marrë vesh për zgjedhje të parakohshme parlamentare, para dy muajve.
Në BDI janë të sigurt se lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski do t’i përmbahet Marrëveshjes. Ata theksojnë se është e parëndësishme nëse Gruevski do të fitojë 62 deputetë, pasi edhe në vitin 2008-2011 ata kanë pasur 62 deputetë, por kanë treguar konstruktivitet.

Në BDI rikujtojnë se deri tash janë realizuar shumë premtime, siç ishte pranimi i pavarësisë së Kosovës, Ligjit për përdorimin e flamujve, me të cilin u legalizua flamuri shqiptar në Maqedoni, amnistia nga rastet e Hagës si dhe Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.
Tani BDI konsideron se është koha që të fitojë një prej tre pozitave kyçe në shtet, kryetar shteti, kryetar qeverie ose kryetar parlamenti.
Për këtë mandat ata janë marrë vesh që pozita e kryetarit të Kuvendit t’iu takojë shqiptarëve, ndërsa pas 5 vjetëve do të bisedojnë edhe për funksionin president i shtetit.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...