Plagët e boshnjakëve s’do të shërohen deri sa drejtësia nuk vihet në vend

11 Korrik 2015 - 18:26      

Partia e Drejtësisë, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, solidarizohet me popullin boshnjak duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga ata që shkaktuan masakrën e Srebrenicës, si ngjarjen më të turpshme në historinë e njerëzimit.

“Në këto ditë pikëllimi dhe vuajtjesh për popullatën e Srebrenicës në veçanti, dhe për popullin boshnjak në përgjithësi, solidarizimi është ajo që më së paku mund të bëhet, duke pasur për qëllim që sadopak të zbuten dhimbjet të shkaktuara mizorisht 20 vjet më parë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Megjithatë, shton kjo parti, plagët dhe vuajtjet e popullit boshnjak nuk do të shërohen asnjëherë, përderisa shkaktarët nuk marrin dënimin e merituar dhe drejtësia nuk vihet në vend.

“PD i shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve që humben më të dashurit e tyre në masakrën e Srebrenicës. Njëkohësisht lut Zotin që një gjë e tillë të mos përsëritën kurrë më në asnjë vend të botës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...