Braçe akuzon Berishën që ngriti në këmbë Kuvendin për Srebrenicën

10 Korrik 2015 - 11:15      

Deputeti socialist Erjon Braçe në facebook ka komentuar propozimin e Sali Berishës për të mbajtur një minutë heshtje për nder të viktimave të Srebrenicës.

“Eshtë hera e fundit që çohem në këmbë në kuvend prej Sali Berishës. Sot ai ngriti në këmbë Kuvendin. Tha se e bënte në nder të viktimave të Srebrenicës.

Myslimanët e mirë dhe jo vetëm të Srebrenicës do ti nderoja pa diskutim në çdo rast. Por ishte e turpshme që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ta bëjë këtë prej Sali Berishës.

Madje është neveritëse. Sali Berisha është ish -presidenti që u akuzua për thyerje të embargos së OKB në ndihmë të regjimit serb në luftë e masakra atë kohë. Kishte partner në tregtinë e karburanteve Slobodan Miloshevic, Mumir Bullatovic, Radovan Karaxhiq, me këtë të fundit ngjan edhe pa fund. Sali Berisha është i akuzuari i madh për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e një shqiptari të mirë si Remzi Hoxha, thjesht pse ai u vu në dijeni të kësaj marrëdhënieje.

Sali Berisha të tregojë ku janë eshtrat e tij. Atje në Srebrenicë varret masive u hapën dhe eshtrat u gjetën, Sali Berisha nuk e bëri prej 20 vitesh nuk e bën, duke mbajtur peng në dhimbje një familje të tërë shqiptarësh të mirë.
Ndaj as që çohem në këmbë prej një keqbërësi si Sali Berisha”, shkruan Erion Braçe pak më parë në profilin e vet në facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...