Përmbledhje e KTV-së për vizitën e kancelares Merkel në Tiranë [video]

8 Korrik 2015 - 19:04      

Gruaja më e fuqishme e Evropës, Angela Merkel, e ka mbajtur premtimin.

Ajo ka qëndruar në Tiranë, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, duke thënë se, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, raporton KTV.

“Gjermania e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Por ne nuk përcaktojmë afate në procesin e integrimit, ajo ku jemi fokusuar është kryerja e reformave për Shqipërinë, është mjaft e rëndësishëm krijimi i kushteve në mënyrë që investitorët gjermanë të kenë besim. Bashkëpunimi ekonomik është një aspekt që shënon një pikë të rëndësishme në rrugën tuaj drejt BE-së”, tha Angela Merkel.

Shefja e qeverisë gjermane ka folur edhe për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani. Ajo nuk e ka përjashtuar nevojën që shteti i vet ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar të cilën Shqipëria mund ta ofrojë.

Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Merkel i ka dhënë mbështetje vendit në aspiratën për integrimin në BE, përcjell koha.net. Rama ka thënë se Ballkani ka nevojë për Evropën po aq sa Evropa ka nevojë për Ballkanin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...