Merkel: Mbështesim fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë

8 Korrik 2015 - 16:04      

Merkel, në fjalën e saj në konferencën për media bashkë me kryeministrin Rama, tha:

“Është kënaqësi e madhe që mbajta premtimin për ardhjen time në Tiranë. Kemi bashkëpunim të mirë dhe të gjerë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira”.

“Kemi diskutuar për marrëdhëniet bilaterale. Kemi mundësi edhe më të mëdha për të arritur rezultate edhe më të mira në aspektin ekonomik. Mendoj që për Shqipërinë, e rëndësishme është krijimi i kushteve ligjore për investitorët gjermanë”.

“E mbështesim Shqipërinë drejtë anëtarësimit në BE, por edhe e mbështesim në reformat e drejtësisë. Jam shumë e sigurt se kemi shumë mundësi bashkëpunimi, si turizmi, telekomi, energjetika... Mendoj që politika mund të angazhohet në krijimin e kontakteve në këtë drejtim”.

Merkel foli edhe për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani por edhe për punësimin e të rinjve në shtetin e saj.

“Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen azilantë në Gjermani. Megjithatë, Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, gjë të cilën besoj se Shqipëria mund të na ofrojë”, theksoi Merkel.

Merkel tha se me Ramën kanë biseduar edhe për çështjet rajonale, sidomos për Serbinë, por edhe për Kosovën e Maqedoninë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...