Investimet e ekstremistëve islamikë në arsimin e Kosovës

19 Maj 2015 - 07:11      

Çerdhe fëmijësh, konvikte nxënësish e studentësh janë financuar me fonde të organizatave që kanë përkrahur ekstremizmin islamik në Kosovë dhe kanë lidhje me terrorizmin. Kjo është lejuar nga institucionet e shtetit.

Një raport hetimor i Inteligjencës që ka siguruar “Koha Ditore” flet për veprimtarinë e pesëdhjetë organizatave joqeveritare dhe njëmbëdhjetë personave që kanë përhapur më së shumti ekstremizmin fetar islam. Kosova në raport portretizohet si “çerdhe” që ndikimi fetar të shtrihet nga institucionet parashkollore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çerdhja “Lulishtja e dritave” në Prishtinë është një prej tyre. Pronari i saj, Driton Maxhuni, del se ka lidhje të forta me Hasan Abazin, një nga drejtuesit e Brigadës VII Muxhahedine në Bosnjë. Në krye të financimit është Hassan Ali Al Sarraj me prejardhje nga Iraku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...