Foto: Koha

Policia falënderon 2500 protestuesit e sotëm për sjellje të mirë

18 Prill 2015 - 17:36      

Si vazhdimësi e njoftimit lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, Policia e Kosovës njofton se rreth orës 14:00, protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, për të vazhduar më pastaj në drejtim te objekti i Gjykatës Kushtetuese, objekti i KEDS-it, objekti i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Para objektit të Gjykatës Kushtetuese, Policia thotë se është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, dhe më pastaj nga disa protestues është realizuar një aksion simbolik ku është hedhur një lloj uji/ngjyre e zezë në drejtim të objektit të Gjykatës Kushtetuese.

Protestuesit pastaj, siç bën me dije Policia, kanë vazhduar në drejtim të objektit të KEDS-it, ku edhe aty është mbajtur një fjalim nga ana e organizatorëve, e po ashtu është realizuar një aksion simbolik, duke hedhur në tokë e duke dëmtuar/thyer orë matëse të rrymës, të sjella nga vet protestuesit.

Pas objektit të KEDS-it, protestuesit, thotë Policia, kanë vazhduar në drejtim të objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, ku është mbajtur një fjalim dhe është vendosur një “altoparlant” (megafon) i modifikuar.

Më pastaj, sipas njoftimit të Policisë, thuhet se protestuesit kanë vazhduar në drejtim të sheshit “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku janë mbajtur disa fjalime nga organizatorët dhe në shenjë simbolike është vendosur një pankartë.

“Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës, ashtu siç ka qenë e paraparë me planin policor, është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe protestuesit, si dhe ri-orientimin e trafikut dhe krijimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët. Policia e Kosovës, duke besuar në kulturën e lartë dhe maturinë e treguar të qytetarëve, njëherësh falënderon të gjithë qytetarët për sjellje të mirë dhe kalimit të protestës pa incidente”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tej, sa i përket shifrave të pjesëmarrësve në protestë, Policia thotë se këto shifra nuk e kanë kaluar numrin e 2500 sosh.

“Protesta ka përfunduar rreth orës 16:20 min, pa ndonjë incident i cili ndërlidhet me protestën, ku pjesëmarrës afërsisht kanë qenë 2.000-2.500”, thekson Policia.

Ndërkaq, bëhet e ditur gjithashtu se një person është shoqëruar për intervistim në stacion policor, pasi që i njëjti është gjetur në posedim të një mjeti të ftohtë thikë, rast ky i cili nuk ndërlidhet me protestën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...