Vetëvendosje: Policia po shpif për numrin e protestuesve

18 Prill 2015 - 15:49      

Vetëvendosje ka insistuar se në protestën e sotme të subjekteve opozitare, po marrin pjesë mbi 20 mijë protestues.

“Policia e Kosovës në vazhdën e gënjeshtrave që kanë filluar 2-3 ditë më herët, sot vlerësoi se në protestë ishin rreth 2500 protestues. Njësoj, sikur që kishin thënë ‘ne kemi informacione të sakta se subjektet opozitare do të jenë të dhunshme’, tash po thonë se në protestë paskan marrë pjesë dhjetëfish më pak njerëz, se sa që janë në realitet”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Sipas LVV-së, atë çka Policia e Kosovës nuk arriti ta bëjë përmes kërcënimeve, po mundohet ta bëjë përmes shpifjeve dhe shifrave absurde: pra zvogëlimin e pjesëmarrjes në protestë.

“Por, duke falënderuar mediat që sot e përcollën drejtpërdrejt protestën, i gjithë populli i Kosovës mund vërejë se sa njerëz ishin në protestë dhe se sa absurde janë deklaratat e policisë së kapur, e cila tash po shërben edhe si makinë propagande”, thuhet në komunikatë.


Vetëvendosje thotë se në protestë janë 20 mijë vetë

Lëvizja Vetëvendosje ka bindjen se në protestën e sotme po marrin pjesë më shumë se 20 mijë protestues.

“Mbi 20 mijë protestues, pasi kaluan Gjykatën Kushtetuese dhe KEDS-in, ku realizuan dy aksione simbolike, tash janë nisur drejt ndërtesës së RTK-së. Edhe atje do të mbahet një fjalim dhe do të realizohet një aksion simbolik”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Pas kësaj protestuesit do të shkojnë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të mbahen fjalime nga liderët e subjekteve të opozitës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...